Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është hapur panairi tradicional ku janë ekspozuar veshje kombëtare, ushqime tradicionale dhe punimeve artizanale.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të “Ditëve të Diasporës” dhe ka karakter të përvitshëm.
Në hapje të panairit ishin të pranishëm i pari i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi dhe kreu i Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj.
Gashi foli për produktet e ekspozuara në panair, për të cilat tha se janë të bëra prej “punës së tyre, prej zemrave të tyre”. Ai u shpreh se mërgimtaret janë të lidhur me këto produkte sepse ato paraqesin atdheun e tyre.
“Kënaqësi e veçantë që këto takohen me njerëz që prodhimet e tyre janë për punën e tyre, prej zemrave të tyre dhe është një lidhje e veçantë e diasporës me këto produkte për shkak se këto simbolizojnë vendlindjen e tyre. Ju e dini që edhe me iniciativa tjera ne kemi mundësuar që këto produkte të shiten në vendet ku jeton diaspora”, tha Gashi.
Ndërkohë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj lavdëroi përpjekjet e diasporës për të ekspozuar produktet tradicionale shqiptare nëpër tregjet e botës së jashtme.
Ai deklaroi se këto aktivitete e ofrojnë edhe më tepër diasporën me vendlindjen. Më tej, Limaj u shpreh se qeveria po merr disa hapa që të shkurtojë distancën midis Kosovës dhe mërgimtarëve, por nuk përmendi se për çfarë hapa konkretisht bëhet fjalë.
“besoj që shumë shpejt Ministria e Diasporës me njësitë përkatëse do të nxjerrin një projekt se si t’i ofrojnë diasporën, çështja e biletës, çështja e udhëtimit (…) Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Diasporës e kanë përgatitur një projekt që njerëzve t’u ofrohet qarkullim sa ma i lehtë dhe ma i lirë në drejtim të vendlindjes dhe atje ku jetojnë”, tha Limaj.
Shitësit kanë deklaruar se janë të kënaqur me organizimin, por krahasuar me vitet e kaluara ka më pak të interesuar për të blerë produktet që ofron panairi. Megjithatë, ata kanë shpresë se interesimi do të rritet në ditët në vijim.
Lirie Elshani ka thënë nga fshati Baicë të Gllogovcit tha se ka 19 vjet që punon punëdore dhe shpesh ekspozon punimet e saj në panaire.
” Qe 19 vite ia kemi nis kësaj pune, punëdore, me vek, me gjylpanw, me rruaza, gjana ushqimore. Përfitimet janë pak a shumë mirë. Përpara ja kemi nis sa me mbijetu, se qysh u kanë puna mas lufte, me sakrificë e me mundim e me tanat. Tash mirë është, punojna me qilima, me pëlhura, me veshje kombëtare”, ka thënë Elshani.
Ndërkohë një tjetër që është nga diaspioora ka treguar se po merr për herë të parë pjesë në panair dhe se deri më tani gjithçka ka shkuar mirë.
“Është hera e parë që marrë pjesë në panair. Unë vij nga diaspora. Bëj reklamë produktit tim vendor t’Kosovës. është bio 100%. Njëkohësisht shesim edhe gjana tjera për [farë janë të interesuar njerëzit e diasporës. produktin e bëj vetë. Wshtë i përbërë prej qumështit të bletës dhe rigjeneron lëkurën. deri tash shumë mirë ka shku, organizimi është i mirë”, ka thënë pjesëmarrsja.