Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se nga sot është hapur thirrja e re për subvencionim të pajisjeve efiçiente.
Siç njofton Rizvanolli, kjo thirrje do të përkrahet nga Bashkimi Evropian.
“Të dashur qytetarë,
Nga sot kemi hapur thirrjen e re për subvencionim të pajisjeve efiçiente për familjet me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian (European Union in Kosovo).
Për t’u informuar më shumë rreth subvencionit vizitoni faqen e Ministria e Ekonomisë: https://me.rks-gov.net/
Linku për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçente shtëpiake: https://ekosova.rks-gov.net/467
Linku për aplikim për subvencionim të sistemit diellor për ngrohje të ujit sanitar: https://ekosova.rks-gov.net/468”, është shprehur ministrja Rizvanolli.