Kryeqyteti i vetëm pa xhami në BE, tashmë ka hapur për besimtarët muslimanë vendin e shumëpritur të kultit. Falja e parë me xhemat ka ndodhur të hënën (dje), kurse media greke Kathimerini ka shkrepur edhe fotografinë e parë.
“Kërkesa e shumëpritur prej 2006 është kompletuar. Greqia u dërgon mesazh të qartë brenda dhe jashtë shtetit, se është për demokraci, liri të fesë e respektit,” tha gjenerali sekretar për religjione në Greqi, Giorgos Kalantzis, informon foldrejt.com.
Për të gjithë muslimanët që tani vizitojnë Athinën, xhamia ndodhet në 144 Iera Odos, te lagjja Votanikos. Normalisht aty falja ndodhet me distancë, për t’u ruajtur nga virusi korona.
Imami i xhamisë është marokani me shtetësi greke, Zaki Mohammed, 49./Foldrejt.com