Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij gjatë hapjes së festivalit të vjeljes së rrushit “Hardh Fest”, ka thënë se qyteti i Rahovecit bashkon shumë vlera dhe ato vlera na bëjnë krenarë si shqiptarë, përcjell Fol Drejt.
“Qyteti i Rahovecit bashkon shumë vlera dhe ato vlera na bëjnë krenarë si shqiptarë. Në kohën e perpjekjeve per liri, Rahoveci ka kryer provimin më të vështirë të asaj kohe, angazhimin, sakrificën e luftën për liri. Ky qytet atdheht i dha shumë dëshmorë e martirë. Po ashtu, në periudhën e shtetndërtimit, me kontributin në zhvillim ekonomik ka dhënë mjaft dëshmi se sa i rëndësishëm është ky qytet dhe njerëzit e tij për Kosovën.”, ka thënë Haradinaj.
“Gjatë fjalës sime në ceremoninë hapëse të festivalit tradicional të vjeljes së rrushit “Hardh Fest” falënderim të posaçëm i shpreha vreshtarëve e veçanërisht afaristit të suksesshëm shqiptaro-amerikan, Rrustem Gecaj, i cili gjithë mundin e jetës së tij e të familjes gjatë e ka investuar në Kosovë. Kjo është një dëshmi që bashkëpunimi e investimet e përbashkëta janë storje suksesi që çojnë vendin përpara.
Gjatë fjalës sime, po ashtu theksova që si Kosovë, i kemi disa synime pa të cilat do te kemi vështire ta zhvillojmë çdo sektor të vendit. Synim e kemi anëtarësimin në institucionet euro-atlantike, veçanërisht më NATO. Për të arritur këtë qellim nuk guxojmë të largohemi nga aleatët tanë, por duhet të afrohemi me ta që ta kenë besimin tek ne që bashkërisht t’i arrijmë objektivat.
Vreshtarëve, fermerëve dhe afaristëve të Rahovecit, i urova suksese në punën e tyre!”, ka shtuar më tej Haradinaj në postimin e tij në Facebook.