Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë z. Thomas Kolly.
Siç njofton Haradinaj, gjatë këtij takimi, u diskutua për çështjet aktuale në vend dhe thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës.
Haradinaj njëkohësisht i shprehu mirënjohjen ambasadorit Kolly për mbështetjen dhe miqësinë e pathyeshme e historike mes Kosovës e Zvicrës./FolDrejt/