Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka takuar kongresmenin amerikan, Ritchie Torres.
Haradinaj u shpreh se gjatë këtij takimi, kongresmenit Torres i shprehu mirënjohjen për përkrahjen e tij dhe mbështetjen e pazëvendësueshme që ShBA-të i kanë dhënë Kosovës në të gjitha periudhat.
“Në takim shtrova nevojën për thellimin e bashkëpunimit strategjik në mes të dy vendeve në të gjitha sferat, atë të sigurisë, politikës së jashtme dhe shkëmbimit ekonomik. Po ashtu, ftova Kongresmenin Torres për vizitë në Kosovë.
Aleanca e jonë me Ameriken është jetike dhe duhet të trajtohet si e tillë. Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë të cilët asnjëherë nuk e lënë të vetme, në situatat me të cilat ballafaqohet”, ka shkruar Haradinaj në facebook./FolDrejt/