Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin William Walker, të cilit njëkohësisht i ka ndarë medaljen “Me besim në Zot, atdhe e shtet”.
Haradinaj e ka cilësuar ambasadorin Walker si heroin e të vërtetës për krimet serbe në Kosovë.
“Njeriu i cili me cilësimin e masakrës së Reçakut si krim kundër njerëzimit, zgjoi ndërgjegjen e botës për krimet serbe në Kosovë!”, tha Haradinaj për ambasadorin Walker.
“Fjalët e tij për masakrën e Reçakut u bënë pikë kthese në sensibilizimin e opinionit dhe akterëve kryesorë ndërkombëtarë për nevojën e intervenimit, në mënyrë që të ndalej gjenocidi dhe spastrimi etnik kundër popullsisë civile.”, shtoi Haradinaj tutje./FolDrejt/