Tensione politike, kriminalitet dhe sigurim të keq shëndetësor janë disa nga pikat që një shtet kthehem i rrezikshëm për të huajt dhe turistët. Një karte interaktive tregon qartazi se në cilin shtet vërtet është rrezikshëm dhe në cilin jo, përcjell foldrejt.com.
“Udhëtimi në vende të huaja mund të shërbëjë për të njohur kulturat tjera, për të parë rivierë ëndrrash dhe të shijosh gatime ekzotike. Por mund të ndodhë që një udhëtim në vend të huaj të kthehet në zhgjëndër si pasojë e kushteve të lartëpërmendura,” shkruan media zvicerane blick.ch.
Siç mund të shihni në hartë vendet kryesisht të rrezikshme janë afrikanet, kurse vendet tepër të sigurta shfaqen Zvicra, Finlanda, Norvegjia. Të gjitha vendet europiane ndodhen me ngjyrë të gjelber ose të gjelbër të zbehtë, pra ku siguria është relativisht e lartë, përveç në Kosovën Veriore dhe Bosnjën të cilat janë me ngjyrë të portokalltë – pra mes te rrezikshmes dhe të sigurtë. Në këtë të fundit ndodhet edhe Turqia, Rusia, India, Arabia Saudite dhe Brazili.
Në vendet me rrezikshmëri të lartë janë shumica e vendeve afrikane, Pakistani, Afganistani, Bangladeshi, kurse i vetmi rajon në Europë me rrezikshmëri relativisht të lartë është Ukraina Lindore ku edhe luftohet mes forcave ukrainase dhe separatistëve rusë./Foldrejt.com