Kërkesa për emigrim ka ekzistuar prej kohësh kur ka ekzistuar njerëzimi, bile vlen të theksohet se edhe banorët e vendeve të zhvilluara kërkojnë të emigrojnë drejt vendeve tjera për arsye të ndryshme – shpesh ato klimaterike. Fjala vjen, kur shumica e ballkanasve kërkojnë emigrim drejt Gjermanisë, gjermanët emigrojnë shumë drejt Zvicrës dhe Tajlandës, informon foldrejt.com.
Sipas një harte se ku dëshirojnë të emigrojnë më së shumti banorët e shteteve të botës, më së shumti kërkojnë të emigrojnë drejt Kanadës (30 shtete), duke përfshirë britanikët, meksikanët dhe francezët.
Në vendin e dytë ndodhet Japonia, ku banorët e 13 shteteve kërkojnë të emigrojnë drejt Japonisë si kanadezët, amerikanët, gjeorgjianët, malazezët etj. Pak më poshtë ndodhet Spanja me 12 shtete (Suedia, Finlanda, Hollanda, Kolumbia, Ekuadori, Peruja, Kile dhe një sërë shtetet tjera latine).
Në vendin e katër ndodhet Gjermania e ftohtë, ku shtetasit e tetë vendeve kërkojnë të emigrojnë drejt saj, përfshirë edhe Shqipërinë, Turqinë, Greqinë, Zvicrën dhe Rumaninë.
Në vendin e pestë ndodhet çuditërisht Katari i nxehtë, ku vendet tjera arabe kryesisht kërkojnë të emigrojnë drejt shtetit mtë të zhvilluar të arabëve.
Më pas në vendin e 6, 7 dhe 8 ndodhet Australia, Zvicra dhe Portugalia. Kurse Top 10 përmbyllet me SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuara./Foldrejt.com