Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë vizituar shoqatën “Lidhja e Invalidëve, viktimave civile dhe të zhdukur në Kosovë”, raporton Fol Drejt.
“Bashkë me ministrin Vitia, vizituam Shoqatën “Lidhja e Invalidëve, viktimave civile dhe të zhdukur në Kosovë”. Nga drejtori i Qendrës, u njoftuam me punën e shoqatës ndërsa në takimin me viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, u njoftuam me kërkesat që kanë për institucionet.”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Haxhiu theksoi se vizitat në terren janë gjithnjë mundësi e drejpërdrejt për njohje të sfidave dhe problemeve, ndërsa bashkë me ministrin Vitia tha se u zotuan që do të angazhohen për adresimin dhe tejkalimin e tyre. /FolDrejt/