Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar masakrën ndaj familjeve Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë, shkruan Fol Drejt.
““Po këta janë fëmijë”.
Këto ishin fjalët e fundit që një grua 43 vjeçare, Shefkate Bogujevci, u tha pjesëtarëve të njësisë paraushtarake serbe të quajtur “Skorpionët”, përpara se ata të hapnin zjarr dhe të vrisnin 14 gra dhe fëmijë shqiptarë nga familjet Bogujevci dhe Duriqi në qytetin e Podujevës, në Kosovë, më 28 mars 1999.”, shroi Haxhiu në Facebook.
Haxhiu theksoi se Saranda Bogujevci dhe Fatos Bogujevci ishin ndër 5 fëmijët që i mbijetuan vrasjeve duke shtkuar se ata kanë dëshmuar gjatë gjykimit të Gjeneralit të policisë serbe Vllastimir Gjhorgjeviq, i cili u shpall fajtor dhe u dënua me 18 vite burg për këtë krim dhe për krime të tjera të kryera në Kosovë. /FolDrejt/