Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka kthyer përgjigje deputetit të PDK-së Hajdar Beqës i cili i tha se duhej ta lexonte me kujdes para se ta intepretonte opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me Byronë Shtetëore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Haxhiu u shpreh se në këtë rast ajo nuk ka interpretuar, por vetëm ka cituar, përcjell Klankosova.tv.
“Unë nuk interpretova opinionin e Venecias, unë citova, mund të publikohen deklaratat e mia që janë citime bazuar në opinionin e Venecias, në asnjë moment nuk ka interpretuar”, u shpreh ajo.