Edhe ministrja Haxhiu ka reaguar në lidhje me renditjen e Kosovës si e dyta në botë për përmirësim të sundimit të ligjit.
“Në Indeksin vjetor për Sundim të Ligjit nga “World Justice Project”, si Republikë e Kosovës radhitemi e dyta në botë si shteti që kemi shënuar përmirësim në këtë fushë.” – është shprehur ministrja Haxhiu, transmeton Fol Drejt.
E këtë renditje, Haxhiu e ka cilësuar si hap të jashtëzakonshëm që i njeh përpjekjet për realizimin e reformës në drejtësi.
“Ky është një hap i jashtëzakonshëm që i njeh përpjekjet tona për realizimin e reformës në drejtësi. Natyrisht që njoftime të tilla na konfirmojnë se synimi është i drejtë dhe jemi në rrugën e duhur në këtë drejtim.
Këto sinjale që po e njohin progresin tonë në fushën e drejtësisë janë edhe thirrje për vetë bartësit e sistemit, që sa më parë dhe pa asnjë kusht të bashkëngjiten në këtë proces, në mënyrë që të bëhemi shembull për ligjshmëri, transparencë, efikasitet dhe kredibilitet për qytetarët tanë e gjithashtu në sprektrin ndërkombëtar.” – ka shtuar Haxhiu./FolDrejt/