Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot është takuar me drejtoreshën e Drejtorisë së Këshillit të Evropës për Dinjitet Njerëzor, Barazi dhe Qeverisje në Strasbourg,Claudia Luciani, shkruan Fol Drejt.
“Në këtë takim folëm për adresimin e dhunës në familje, dhunës në baza gjinore, dhunën ndaj grave dhe femicidin. E njoftova znj.Luciani për të gjitha veprimet që kemi ndërmarrë dhe që i kemi në plan të punës e përditshmërisë tonë.”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Haxhiu theksoi se gjatë takimit ajo ka lerësuar bashkëpunimin e deritashëm me Këshillin e Evropës sidomos në iniciativat e ndërmarra për të plotësuar kuadrin ligjor sa i përket garantimit të të drejtave të grave, ndihmës ligjore dhe parandalimit të dhunës në baza gjinore. /FolDrejt/