Këshilli i Komunës së Dibrës ka ngritur një mocion votëbesimi për të rrëzuar kryetarin e përkohshëm të qytetit z. Eugjen Cami.
Me tetë vota pro (5 BDI, 2 LSDM dhe 1 PEI) ata kanë arritur shumicën, ku si kryetar i ri është zgjedhur z.Hekuran Duka nga radhët e BDI, informon foldrejt.com.
Në shenjë demostrative kanë lëshuar seancën këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët (3), Lëvizjes BESA (2) dhe OBRM-PDUKM (2).
Prej në momentin kur z.Cami u zgjodh në krye të komunës, partia në pushtet BDI u ankua se votimi ka qenë jashtëligjor pasi argumenti i tyre ishte se votimi duhej të kryhej në bazë të alfabetit qirilic dhe jo atij latin me të cilën shkruhet gjuha shqipe./Foldrejt.com