Këshilltari nga radhët e partisë në pushtet Hekuran Duka (BDI) do jetë kryetari i përkohshëm i Dibrës, informon foldrejt.com. Ai e zëvendëson për gjashtë muajt e ardhshëm të ndjerin Ruzhdi Lata, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë.
Përndryshe Duka është mjek specialist-urolog në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër dhe deri më tani ka zëvendësuar kryetarin në mungesë të tij.
“Sipas ligjit Qeveria e Republikës së Maqedonisë duhet të mbajë seancë ku do të konstatoj gjendjen, më pas Këshilli i Komunës me shumicën e votave duhet të zgjedh ushtrues të përkohshëm të detyrës si kryetar komune. Në afat prej gjashtë muaj duhet të shpallen zgjedhje për kryetar të ri”, tha për MIA-n, Ili Mirzo, sekretar i komunës së Dibrës.