fbpx
Fol Drejt
E shtunë, 1 Prill, 2023
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
    • MAQEDONIA VERIORE
    • DIASPORË
    • RAJON
    • BOTA

    Berjani për çmimet e derivateve: Këto çmime i kemi pasur edhe para tri viteve

    Prindërit të mllefosur me heqjen e pushimit pranveror: Fëmijët kanë të drejta!

    IOC kritikon thirrjen e Ukrainës për bojkotimin e Lojërave Olimpike

    Dhjetë aeroplanë kinezë fluturojnë mbi vijën qendrore të ngushticës së Tajvanit

    Presidentja Osmani përkujton 24-vjetorin e Masakrës së Lubeniqit

    Ursula von der Leyen kandidon për kreun e ri të NATO-s, Britania nuk e mbështet

    15 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

    Mehaj bën ftesë për pjesëmarrje në marshin e nesërm: Pastërtisë së luftës sonë nuk mund t’i vë njolla askush

    Xi Jinping: Marrëdhëniet me Singaporin vendosin një pikë referimi për rajonin

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Çfarë tha Kryeministri Kurti për rritjen e çmimeve të produkteve bazë?

    Përplasen ekonomistët, Hoti “e cilëson” Muratin naiv

    ATK bën të ditur se i ka anuluar disa vërtetime tatimore të gjeneruara online

    3.1 milion më pak se shkurtin e kaluar prodhime serbe në tregun e Kosovës

    Shpallet tenderi për dizajnimin dhe ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

    Alarmante! Trusti humbi rreth 60 milionë euro, pas trendit të rënies së aksioneve

    Christine Lagarde: Inflacioni në Eurozonë është ende shumë i lartë

    Nesër në Herticë të Podujevës aktiviteti për të shënuar “një ndër arritjet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë/ Projektit KODE”

    “Mos e rrezikoni agjërimin me prodhime serbe”

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • LETËR
    • SKENË
    • FILM
    • ARTE TË TJERA
    • HISTORI

    Agjërimi i Hafiz Sabri Koçit në burgjet e Shqipërisë komuniste

    10 gjuhët më të vjetra në botë, që fliten ende sot

    Publikohet lista e serialeve më të mira të animuara të të gjitha kohërave

    46 vjet më parë, ka ndodhur përplasja më e madhe e avionit: 583 persona kishin përfunduar të vdekur

    MKRS ndan sot çmimet vjetore për teatër

    Përkujtohet Operacioni i Forcave Aleate të NATO-s, kundër mbrojtjes ajrore të Serbisë

    Arkeologët zbuluan “qytetin më të vjetër të perlave” në Gjirin Persik, ku jetonin mijëra njerëz

    Topanica i reagon antropologut Canolli: Shatërvani nuk është tjetërsuar

    Protestë me letër të bardhë…

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Manchester City përballet me një pengesë të madhe në garën për Rafael Leãon

    Liverpool përballet me konkurrencë nga Real Madrid për Mount

    Real Madridi synon të blejë Paulo Dybalan

    Kaq duhet të paguajë Arsenali për të nënshkruar me Raphinhan

    PSG e dëshpëruar për të vazhduar kontratën e Messit

    Arteta dëshiron të nënshkruajë me Ansu Fati

    Ten Hag dëshiron qëndrimin e Rashfordit dhe de Geas

    Felix: Nuk e di nëse do të qëndroj te Chelsea

    Lista e trajnerëve më të paguar në futboll

  • LËMSH
    • All
    • Kuriozitete
    • KËNDI I HUMORIT
    • SHOWBIZ

    Gjashtë gjëra që mund të bëjmë çdo ditë për ta bërë fëmijën tonë më të pavarur

    Cila pjesë e ditës është më stresuese?

    Terapistja: Këto janë shenjat që zbulojnë një baba “toksik” dhe që ndikon negativisht në zhvillimin e fëmijës

    Dëshmia e papagallit për vrasje dënon dy persona me burgim të përjetshëm

    Pse vendet mendojnë se firmat kineze të teknologjisë janë një rrezik sigurie?

    Një grua kanadeze 80-vjeçare thyen rekord botëror në dhurimin e gjakut, dhuroi gjithsej 203 njësi

    Porosia e Ramazanit e hafiz Sulejman Bugarit për vitin 2023: Ta ripërtërijmë besën!

    Anthofobia – çfarë e shkakton dhe si trajtohet?

    Video/ Befasi e këndshme nga aktorja kosovare, shfaqet me mbulesë në televizion, thotë se po ndihet mirë

  • LIFESTYLE
    • All
    • Shëndeti
    • Receta

    Pija më e mirë për hidratim nuk është uji?

    Disa ushtrime për trurin, të thjeshta por me efekt të jashtëzakonshëm

    Shtatë zakonet më të këqija që qëndrojnë mes nesh dhe një barku të sheshtë

    Buka e thekur mund të jetë e rrezikshme për shëndetin

    A duhet të konsumoni ushqim para analizave?

    Ekspertët: Këto ushqime do të na bëjnë edhe më të uritur

    Largoni bakteret me anë të këtyre dy ushqimeve

    Efekti i kafesë në shëndet është i ndërlikuar, nuk do t’i bëjë asgjë zemrës, por ndikon në shumë aspekte të tjera

    Personat që pinë kafe bëjnë më shumë lëvizje fizike, por flenë më pak

No Result
View All Result
Fol Drejt
Home OP/ED

Hesht!

2 vjet më parë
in OP/ED, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Latif Mustafa - Foto: ©Rromir Imami

Latif Mustafa - Foto: ©Rromir Imami

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Lexoni edhe..

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

Nuk mund ta mbrojmë Albinin, sepse na kundërshton Kurti!

Porosit Web Porosit Web
Shkruan: Latif Mustafa

Nëse hesht të digjet zemra, nëse flet të digjet gjuha. Shkrove apo nuk shkrove, zemra do të digjet. Meqë do të digjet zemra, po le të digjet edhe gjuha. Megjithatë, edhe po të jesh krejt indiferent dhe të futesh në varr, ne e budallepsim njeriun krejt, e lëre më të flas. Meqë nuk po i shkruaj një emri apo grupi të caktuar, fenomenet për ne nuk kanë fort rëndësi. Megjithatë, fenomeni i apatisë, mpirjes shpirtnore dhe mungesës së empatisë është tejet i theksuar dhe i skalitur në zemrat tona të ngurosura. Çudia nuk zgjatë më, as tre ditë, as dy ditë, thjesht ca çaste. Në fakt, ndjesia për t’u çuditur është zhdukur në tërësi, ne nuk çuditemi, e as nuk habitemi. Bëjmë gjoja sikur të çuditur dhe kjo zgjat kaq shkurtë ngaqë dinamika e trendizmit dhe dendizmit është po aq e fuqishme, aq dinamike dhe tërheqëse sa që harrojmë se çfarë duhet ndjekur. Me rëndësi është me qenë dandy, snob dhe trendy.

Për tri ditë të tëra që nga karikaturat, sulmet terroriste në Francë, Austri dhe Afganistan (për këtë të fundit nuk e kemi dert fort se janë pjesë e botës së tretë) e deri tek zgjedhjet në Amerikë, çfarë nuk pamë. Si nuk është e mundur që të paktën një herë, veç një herë ta zhgënjejmë veten dhe të dalim më të mirë seç jemi. Por jo, ne jemi fiks kështu siç jemi. Për tri ditë të tëra, për të gjitha këto ngjarje arritëm të shpërfaqim befshëm rishtazi: Empatinë ta kuptojmë se shfryrje dufi e mllefi të të gjithë atij represioni nga rrethanat tona të çoroditura lokale; Në vend që të heshtim dhe të empatizojmë me viktimën, si një njeri më vete – që ka ëndrra shpresa dhe imagjinatë të bujshme për jetën dhe të nesërmen dhe krejt papritmas e gjen vdekjen në mes të rrugës – kurse ne “solidarizohemi” me shtetin, sepse edhe në raste tragjedish njerëzore më shumë mendojmë për reprezentimin tonë qytetërimor si kompleks identitar që e kemi, shpërthimin tonë të mjerë të inferioritetit dhe në anën tjetër “barrën e rëndë” historike për ta mbrojtur një subjekt që nuk mbrohet, fenë! Tutje, çirremi e bërtasim për “esencën e pastër” të entiteteve ideale siç janë “kombi, feja, kultura” duke harruar gjendjen njerëzore që është krejt e brishtë dhe relative.

Në një anë i sheh “gardianët e iluminizmit, shekullarizimit e republikanizmit – e që as vetë s’ia kanë haberin këtyre nocioneve –duke folur për progresin, tutelën religjioze prapambeturin dhe homo religious-in veç që nuk e shpallin homo sacer apo njeri të mallkuar e shkishëruar. Ata trumbetojnë se burimi i krimeve njerëzore, në një formë të tërthortë, është feja dhe bindjet e patundueshme në Zotin duke aluduar këto ditë në Islaim, por ja që harrojnë se themelet e ilumizmit u vendosën mbi kasaphanen e revolucionit Francez. Diletantizmi i bën të irritueshëm. Në anën tjetër, sheh homo religious-in, njeriun fetar i cili me gjithë përpjekjen e tij mundohet të arsyetoj parimin moral të “lirisë së ndërgjegjes fetare” sikur më të lartë ndaj çfarëdo parimi që vjen nga regjimet republikane siç është Franca. Fetari i shkretë, akoma i ngujuar brenda mendësisë së historicizmit dhe moralit kolektiv përpiqet të mbrojë bindjen fetare si ideal i patrupëzuar duke harruar fillin e të gjitha religjioneve të cilat janë ndërtuar mbi derdhjen e gjakut dhe se religjioni, po ashtu, mund të shndërrohet në opium efektiv për imdivid dhe masa. Frika nga padituria i bën qyqar. Fetarët nuk duhet ngujuar për të pranuar problemin e Islamizmit dhe format e shpërfaqjes së tij, por edhe sekularët duhet pranuar krimet e kolonializmit dhe tentakulat ndikimit politik që kanë sot ato. Fetarët duhet ta stërtheksojnë se Islamizmi është robërues/monocentrik/parcial kurse Islami është çlirues/logocentrik/universal. Fetarët duke u shërbyer nga skeptizimi i agnostikëve mund ta zbërthej dhe ta zgjeroj kutpimin e dogmës, dhe në anën tjetër agmostikët duke u shërbyer në praktikat sociale dhe intepretimet metafizike mund të zgjerojnë dhe tokëzojnë skeptizcizmin tyre. Por jo, mirë jemi kështu siç jemi të flasim kuturu për emocione dhe gjeopolitizim të tyre dhe garën për të vërtetën abstrakte.

Dhe sonte, fiks pas tri ditëve çirrjeje dhe debate të flakta – mbi të keqen e religjionin; idealin e pastër islam, racën e kulluar shqiptare; kërcënimet nga ideologjitë fetare; mungesën totale të empatisë si burim të minimalitetit njerëzor – e shohim veten duke diskutuar në forma maratonike për zgjedhjet në SHBA, batutat për Trump dhe Biden, analizat e “thukta” për çdo shtet të SHBA-ve e çfarë jo tjetër. Si ka mundësi, që brenda një kohe kaq të shkurtë, të bëhemi të dhembshëm, të bëhemi të flaktë për drejtësinë dhe fenomene shoqërore dhe krejt në fund batuta për infantilizmin e Trump-it?

Është e dukshme se mediat sociale dhe “budallenjë të legjitimuar nga autoritete mediatike të spektaklit” po krijojnë trende, por ama të jemi të sigurt se fitues të kësaj loje veç këta akter, askush tjetër. Realiteti dhe problemet e prekshme nuk ndërrohen me klikime dhe pëlqime në fejsbuk. Llogaritë tona në rrjete nuk janë hapësira prononcimesh për media, thua ti po pret dikush mendimin tonë për çështje të ndryshme. Humnera në zgripin e të cilës ndodhemi është personaliteti jonë i paqëndrueshëm, i cili sheh dijetarinë, dhimbjen, mllefin, ndryshimin dhe humorin veç brenda një hapësire virtuale. Gjithë këto vdekje që i kemi këto ditë qoftë nga sulmet, qoftë nga covid-19 dhe po në të njëjtën kohë të shfryjmë kaq mllef, kaq humor dhe kaq pak çudi dhe empati… është vështirë e shpjegueshme. Virtuoziteti nuk vjen nga virtualja por nga përpjekja reale. Virtuzitet do të thotë të dish burimin e frymëzimin tënd. Njerëzit, frymëzohen ose nga Zoti ose nga indirekt edhe nga djalli. Përkorja religjioze të kërkon që tundimin nga djalli mos ta honepsësh si frymëzim nga Zoti. Heshtje njerëz, heshtje! Në këto momente, heshtja është e njerëzishmeja jonë, heshtja është lutja jonë!
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Shikoni sa para merrte nga Austria, Kujtim F.

Lajmi tjetër

Turqi, nxirren para gjyqit ndërtuesit e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti

Të ngjajshme

LAJME

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

28 Mars, 2023
KRYESORE

Nuk mund ta mbrojmë Albinin, sepse na kundërshton Kurti!

24 Mars, 2023
TË FUNDIT

Evropa rrezikon të jetë ‘spektatore në garën e ardhshme hapësinore’

24 Mars, 2023
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM