fbpx
Fol Drejt
E shtunë, 1 Prill, 2023
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
    • MAQEDONIA VERIORE
    • DIASPORË
    • RAJON
    • BOTA

    Moti për ditën e sotme në Kosovë

    Murati: Miratuam projektligjin nga i cili tatimpaguesit përfitojnë zbritje të faturave të vitit 2023 deri në 100 euro

    Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi në mes të dy prodhuesve më të mëdhenj të energjisë në Kosovë dhe Maqedoni Të Veriut, KEK dhe ESM

    Qeveria miraton projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, merr dhe tre vendime tjera

    Haxhiu përkujton masakrën e Pastasellës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës

    Mehaj përkujton shqiptarët e vrarë në masakrën e Pastasellës

    Të djathtët në Serbi kanë bërë kallëzim penal kundër Vuçiqit për shkak të pranimit të planit për Kosovën

    Kryeministri Kurti vizitoi udhëheqësen e shoqatës “Thirrjet e nënave”, Nesrete Kumnovën

    Macron shkon në Kinë, duke lënë Parisin në zjarr

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Çfarë tha Kryeministri Kurti për rritjen e çmimeve të produkteve bazë?

    Përplasen ekonomistët, Hoti “e cilëson” Muratin naiv

    ATK bën të ditur se i ka anuluar disa vërtetime tatimore të gjeneruara online

    3.1 milion më pak se shkurtin e kaluar prodhime serbe në tregun e Kosovës

    Shpallet tenderi për dizajnimin dhe ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

    Alarmante! Trusti humbi rreth 60 milionë euro, pas trendit të rënies së aksioneve

    Christine Lagarde: Inflacioni në Eurozonë është ende shumë i lartë

    Nesër në Herticë të Podujevës aktiviteti për të shënuar “një ndër arritjet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë/ Projektit KODE”

    “Mos e rrezikoni agjërimin me prodhime serbe”

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • LETËR
    • SKENË
    • FILM
    • ARTE TË TJERA
    • HISTORI

    Agjërimi i Hafiz Sabri Koçit në burgjet e Shqipërisë komuniste

    10 gjuhët më të vjetra në botë, që fliten ende sot

    Publikohet lista e serialeve më të mira të animuara të të gjitha kohërave

    46 vjet më parë, ka ndodhur përplasja më e madhe e avionit: 583 persona kishin përfunduar të vdekur

    MKRS ndan sot çmimet vjetore për teatër

    Përkujtohet Operacioni i Forcave Aleate të NATO-s, kundër mbrojtjes ajrore të Serbisë

    Arkeologët zbuluan “qytetin më të vjetër të perlave” në Gjirin Persik, ku jetonin mijëra njerëz

    Topanica i reagon antropologut Canolli: Shatërvani nuk është tjetërsuar

    Protestë me letër të bardhë…

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Ten Hag dëshiron qëndrimin e Rashfordit dhe de Geas

    Felix: Nuk e di nëse do të qëndroj te Chelsea

    Lista e trajnerëve më të paguar në futboll

    Howe dëshiron McTominayn në Newcastle

    Ish-futbollisti i Manchester United: U mbylla në makinë dhe qava si foshnjë, kam pasur dhimbje për tre ditë

    Australia do të jetë stacioni i radhës në Formula 1

    Barcelona njoftoi për herë të parë për sjelljen e Messit

    Ishte titullar për katër sezone në Barcelonë, skuadra ka vendosur ta shesë

    A do të mund ta mbajë Barcelona Gavin?

  • LËMSH
    • All
    • Kuriozitete
    • KËNDI I HUMORIT
    • SHOWBIZ

    Gjashtë gjëra që mund të bëjmë çdo ditë për ta bërë fëmijën tonë më të pavarur

    Cila pjesë e ditës është më stresuese?

    Terapistja: Këto janë shenjat që zbulojnë një baba “toksik” dhe që ndikon negativisht në zhvillimin e fëmijës

    Dëshmia e papagallit për vrasje dënon dy persona me burgim të përjetshëm

    Pse vendet mendojnë se firmat kineze të teknologjisë janë një rrezik sigurie?

    Një grua kanadeze 80-vjeçare thyen rekord botëror në dhurimin e gjakut, dhuroi gjithsej 203 njësi

    Porosia e Ramazanit e hafiz Sulejman Bugarit për vitin 2023: Ta ripërtërijmë besën!

    Anthofobia – çfarë e shkakton dhe si trajtohet?

    Video/ Befasi e këndshme nga aktorja kosovare, shfaqet me mbulesë në televizion, thotë se po ndihet mirë

  • LIFESTYLE
    • All
    • Shëndeti
    • Receta

    Pija më e mirë për hidratim nuk është uji?

    Disa ushtrime për trurin, të thjeshta por me efekt të jashtëzakonshëm

    Shtatë zakonet më të këqija që qëndrojnë mes nesh dhe një barku të sheshtë

    Buka e thekur mund të jetë e rrezikshme për shëndetin

    A duhet të konsumoni ushqim para analizave?

    Ekspertët: Këto ushqime do të na bëjnë edhe më të uritur

    Largoni bakteret me anë të këtyre dy ushqimeve

    Efekti i kafesë në shëndet është i ndërlikuar, nuk do t’i bëjë asgjë zemrës, por ndikon në shumë aspekte të tjera

    Personat që pinë kafe bëjnë më shumë lëvizje fizike, por flenë më pak

No Result
View All Result
Fol Drejt
Home KULTURË HISTORI

Histori e dhimbshme dhe e vertetë, shkruan Elona Castlli

2 vjet më parë
in HISTORI, OP/ED, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Lexoni edhe..

Agjërimi i Hafiz Sabri Koçit në burgjet e Shqipërisë komuniste

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

Unë e dija se nënat nuk hanin
Kur isha e vogël e dija se nënat nuk hanin. E dija se të gjitha nënat jepnin gjak çdo muaj dhe pinin çaj pa sheqer si shpërblim.
Mbrëmjeve, teksa nëna më jepte për të ngrënë dy copa bukë dhe çaj me sheqer e pyesja shpesh- Po ti pse nuk ha?! Ajo më përgjigjej- Nënat nuk hanë. Pinë vetëm çaj pa sheqer.
Në verë shkoja tek gjyshja. Daja im ishte i burgosur në Spaç. Gjyshja ishte besimtare. Falej çdo natë dhe më tregonte se njerëzit që sillen mirë shkojnë në xhenet.
Teksa më jepte bukën e ftohtë dhe pothuajse të pangrënshme më thoshte- Haje, bija ime se do shkosh në xhenet. Mua nuk më pëlqente ta haja atë bukë dhe e pyesja gjyshen- Sa çapa duhet të ha që të shkoj në xhenet?
Xheneti, në mendjen time ishte një vend i qetë, tek i cili shkonin njerëzit që silleshin mirë, pasi plakeshin dhe vdisnin.
Një mbrëmje, pasi isha kthyer nga loja me fëmijët e pallatit, i kërkoj nënës bukë. Ajo u rrotullua dhe gjeti dy copa bukë që kishin mbetur. I theku dhe ma dha çajin pa sheqer. Kisha dy ditë që e pija çajin pa sheqer. Pyeta nënën- Pse nuk ka sheqer në çaj?!
Nëna mori hua stilin e gjyshes dhe më tha- Nëse do të shkosh në xhenet, duhet ta pish ndonjëherë edhe çajin pa sheqer.
E hodha filxhanin e çajit në tokë dhe thashë- Jo! Nuk e pi. Kur të plakem dhe të vdes do ta takoj Zotin dhe do ta pyes- Zot, pse na lije pa sheqer?!
Fjeta pa ngrënë atë natë dhe që prej asaj nate unë nuk pi më çaj.
Me kalimin e viteve kuptova që nënat hanin, por kishte disa nëna që nuk mund të hanin, pasi jetonin në familje që dikush duhej medoemos të mbeste pa ngrënë dhe të pinte çaj pa sheqer.
Nënës sime i kish qëlluar të ishte një nga ato nëna që nuk mund të hanin dhe duhej të pinin çajin pa sheqer.
Sot jam grua dhe nënë vetë. Nuk e pi çajin, por ende besoj se njerëzit e mirë shkojnë në xhenet. Shpesh kujtoj gjyshen që tashmë është në xhenet dhe lutjet e saj për dajën në burg. Kuptoj se besimi në Zot ishte e vetmja strehë në atë botë të shkretuar nga dashuria dhe të mbushur nga urrejtja.
Nuk jetoj në Shqipëri. Jetoj jashtë bashkë me familjen time. Jam rikthyer për pak ditë të shoh nënën time që ende e pi çajin pa sheqer.
Ia përkëdhel kokën e thinjur. I marr erë lëkurës së saj. Bisedoj me të deri në të gdhirë. I përgatis çajin dhe për vete pi kafe. E shoh dhe nuk kam të ngopur. Fle në prehrin e saj.
Post Scriptum- Zgjohem. Shoh se nëna është zgjuar prej kohësh.Është data 8 dhjetor. Ndez televizorin.
Gramoz Ruçi thotë- Më 8 dhjetor studentët u ngritën në protesta paqësore dhe rrëzuan regjimin komunist.
Hedh shikimin vjedhurazi nga nëna ime dhe shquaj sytë e saj të njomur.
Elona Caslli
Porosit Web Porosit Web
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

BE ‘tallet’ me Shqipërinë dhe veçanërisht me Maqedoninë e Veriut

Lajmi tjetër

Opinion: Corona – beteja e fundit e kancelares Merkel

Të ngjajshme

HISTORI

Agjërimi i Hafiz Sabri Koçit në burgjet e Shqipërisë komuniste

30 Mars, 2023
LAJME

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

28 Mars, 2023
HISTORI

46 vjet më parë, ka ndodhur përplasja më e madhe e avionit: 583 persona kishin përfunduar të vdekur

27 Mars, 2023
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM