fbpx
Fol Drejt
E enjte, 7 Dhjetor, 2023
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
    • MAQEDONIA VERIORE
    • DIASPORË
    • RAJON
    • BOTA

    Të shtëna në kampusin e universitetit në Las Vegas, ka të plagosur

    “Duhet të shkojë në Kushtetuese”, Ramush Haradinaj deklarohet për draft-statutin

    Vuçiq kundër Daçiqit, nuk e do atë kryeministër të ardhshëm të Serbisë

    Në Bundestag, Lajçak diskuton për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

    Presidentja konfirmon se do ta ftoj opozitën në takim për ta diskutuar draft-statutin e Asociacionit

    Nga qeveria suedeze konfirmohet se është duke u trajtuar rasti i vrasjes së Liridona Ademajt

    Erdogan për Netanyahun: Herët a vonë ai do të dalë në gjyq dhe do të paguajë çmimin për krimet e luftës që ai ka kryer

    Pas PISA-s, profesori Kizolli jep një alternativë se si të reformohet sistemi arsimor

    Evropa përballet me rrezikun e inflacionit dhe fragmentimit gjeopolitik

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Vlera e Bitcoin arrin mbi 41 mijë dollarë

    Ekonomia botërore pritet të ngadalësohet në vitin 2024

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Rritet tregu evropian i automjeteve

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    Toyota Motor realizoi prodhimin më të lartë në katër vitet e fundit

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • LETËR
    • SKENË
    • FILM
    • ARTE TË TJERA
    • HISTORI

    Iftari bëhet pjesë e listës së trashëgimisë së UNESCO-s

    Foto/ Vargjet e Imrul-Kajsit deklamohen e komentohen në arabisht, në mes të Prishtinës

    Sot shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

    Në Fakultetin e Filologjisë u mbajt Konferenca shkencore “Trashëgimia mistike në Kosovë”

    “Libri me politikë të re e të qëndrueshme”

    Mel Gibson kurrë nuk shprehu qartë bindjen e tij pro, apo kundër Palestinës

    “Luan Mulliqi jeton me ne përmes skulpturave në vendin tonë e anekënd botës”

    Palestinë

    Riplotësohet botimi i veprës së Tahir Ef. Gjakovës në gjuhën shqipe (botim i vitit 1835)

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Bild: Borussia Dortmund dhe Manchester United po përgatisin një shkëmbim të madh lojtarësh

    Galatasaray kërkon të huazojë Kovaçiqin

    Dani Alves përballet me 12 vite burg

    Messi pendohet për veprimet e tij në Kupën e Botës: Mendova menjëherë “çfarë idioti”

    Mbappe do të ketë 15 ditë për të vendosur/ Cili është plani B i Realit?

    Enes Hajrullahu – një yll në ardhje nga Ulpiana

    I detyroi lojëtarët ta ndërpresin agjërimin, ish-trajneri i klubit të njohur mund të dënohet me burg

    De Gea bën një transferim të bujshëm dhe rikthehet në Premier League?

    Lojtari i Real Madridit, Dani Carvajal nuk do të luajë deri në fund të vitit për shkak të një lëndimi

  • LËMSH
    • All
    • Kuriozitete
    • KËNDI I HUMORIT
    • SHOWBIZ

    Sa njerëz përdorin telefona mobil në botë?

    Pse shenja STOP ka tetë kënde?

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

    Testet e bombave bërthamore, zbuluan një lloj të ri të balenave blu

  • LIFESTYLE
    • All
    • Shëndeti
    • Receta

    Këto fruta mund të ndikojnë në shtimin e peshës trupore

    Si ndikon koha e ngrënies në shëndetin mendor?

    A ka ndonjë rrezik nga vetëbesimi i tepruar?

    Pse nuk duhet ta karikoni asnjëherë celularin tuaj gjatë natës?

    Ky është ushqimi që ul yndyrën e mëlçisë me 40%

    Kjo është kura natyrale që eliminon sekrecionet e grumbulluara në mushkëri

    Si ta luftoni plakjen përmes këtyre produkteve?

    Vështirësia në ecje mund të jetë një shenjë e hershme e sëmundjes së Alzheimerit?

    A duhet ta hidhni në mbeturina ushqimin që e prekin mizat?

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Historiku i Kombëtares Shqiptare

2 javë më parë
in KRYESORE, SPORT
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll është reprezentacioni kombëtar që mbikëqyret nga FSHF. Ishte viti 1930 kur është themeluar Federata e Futbollit Shqiptar, rrjedhimisht edhe themeli i Kombëtares së Shqipërisë. Nga ajo kohë, Shqipëria përmes futbollit i ka përfaqësuar të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit. Rrethanat, ngjarjet dhe luftërat gjatë historisë kundër popullit shqiptar dhe trojeve shqiptare, kanë ndikuar herë pas here edhe në ekipin kombëtar.

Shkruan: Gëzim Olluri

Kur lojtarët shqiptarë zbarkojnë në fushë, ata i përfaqësojnë të gjithë shqiptarët anekënd botës. Kombëtarja Shqiptare në futboll është shembulli i shkëlqyer që tregon se si duhet krijuar unifikim brenda ambientit ekipor. Formacioni që do të zbres në “Gjermania 2024”, ka përçuar modelin unfikues e frytdhënës. Ndër vite, ngjarje e në shumë sfida, “kuqezinjtë” kanë sjellë emocione të papërshkruara.

Lexoni edhe..

Bild: Borussia Dortmund dhe Manchester United po përgatisin një shkëmbim të madh lojtarësh

Në Bundestag, Lajçak diskuton për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Porosit Web Porosit Web

Federata e Futbollit Shqiptar i ka 93 vjet histori themelimi. Është 6 qershori i vitit 1930 kur krijohet – FSHF. Në kongresin mes 12 e 16 qershorit, Federata Shqiptare bëhet anëtare me të drejta të plota në FIFA. Më 15 qershor 1954, FSHF ishte njëra nga anëtaret e themelimit të UEFA-s. Mirëpo, nga të tjera burime, thuhet që Kombëtarja e Shqipërisë zë fill akoma më herët sesa themelimi i federatës.

Nën ombrellën e dy organizatave të futbollit FIFA dhe UEFA, Kombëtarja e Shqipërisë i ka zhvilluar 337 beteja ndërkombëtare në historikun e saj. Ka qenë pjesëmarrëse në 13 faza kualifikuese për Kampionate Botërore dhe në 13 faza kualifikuese për Kampionate Europiane. Tri herë ka marrë pjesë në Ligën e Kombeve dhe aktualisht e ka siguruar pjesëmarrjen e dytë në Kampionatin Europian.

Hera e parë kur Shqipëria është bërë pjesë e ndonji ngjarje të madhe në rrafshin ndërkombëtar, është viti 2016. Atë kohë, Shqipëria siguroi biletën për Kampionatin Europian “Franca 2016”. Të njëjtën arritje “shqiponjat” e sollën këtë vit duke hyrë në Kampionatin Europian “Gjermania 2024”.

Nga 337 duele në arenën ndërkombëtare, Kombëtarja e Shqipërisë i ka listuar 91 fitore si dhe 68 barazime. Ndërsa, në 178 ndeshje të tjera ka pësuar humbje. Nga të gjitha përballjet, Shqipëria i ka realizuar 307 gola, ndërsa i ka pranuar 500.

Statistikat e hollësishme të Shqipërisë

Në 13 pjesëmarrje për kualifikueset e Kampionateve Botërore, Shqipëria i ka zhvilluar 114 ndeshje me këtë bilanc: 24 fitore, 14 barazime dhe 76 humbje. Në 114 përballje, “kuqezinjtë” i kanë realizuar 83 gola dhe i kanë pranuar 200.

Në 13 pjesëmarrje për kualifikueset e Kampionateve Europiane, Shqipëria i ka zhvilluar 109 ndeshje me këtë bilanc: 24 fitore, 26 barazime dhe 59 humbje. Nga 107 ndeshje, kombëtarja shqiptare i ka realizuar 97 gola, ndërsa i ka pësuar 177.

Në 3 pjesëmarrje në Ligën e Kombeve, Shqipëria i ka zhvilluar 14 ndeshje me këtë bilanc: 4 fitore, 4 barazime dhe 6 humbje. Nga 14 përballje, Shqipëria i ka realizuar 13 gola dhe i ka pranuar 18.

Sa i përket ndeshjeve testuese, Shqipëria regjistron 97 miqësore me këtë bilanc: 38 fitore, 24 barazime dhe 35 humbje, si dhe me goldallim: 113 gola të realizuara dhe 102 të pranuara.

Në Kampionatin Europian “Euro 2016”, nga tri sfida të luajtura, Shqipëria kishte arritur një fitore, kurse në dy ndeshje të tjera kishte pësuar humbje. Në atë kampionat, Shqipëria kishte bërë një gol në fitoren historike 1-0 kundër Rumanisë. Në dy takime të tjera, shqiptarët i kishin pranuar tre gola: një nga Zvicrra dhe dy nga Franca.

Duhet theksuar që për shkak të rrethanave të rënda politike, Shqipëria nuk ka luajtur në kualifikueset e Kampionatit Botëror “FIFA World Cup 1970” dhe “FIFA World Cup 1978”. Gjithashtu, nuk ka marrë pjesë as në kualifikueset e Kampionatit Europian “Euro 1976” dhe “Euro 1980”.

Përveç dueleve në kuadër të FIFA-s dhe UEFA-s, Shqipëria në listën e përballjeve ka akoma më shumë ndeshje të luajtura, veçse rikujtojmë që këto ndeshje nuk janë të regjistruara si lojëra zyrtare në FIFA. Këtu bëjnë pjesë ndeshjet në kuadër të Kupës Ballkanike mes viteve 1940 e 1950, ndeshjet kualifikuese për Lojërat Olimpike në vitin 1971, si dhe disa ndeshje miqësore, mirëpo jo nën direktivat e FIFA-s.

Mediumi “FolDrejt” e ka siguruar të drejtën e qasjes në të dhënat e Fondacionit të Statistikave “Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation”, për t’i publikuar informacionet e të gjitha përballjeve brenda e jashtë kuadrit të FIFA-s rreth Shqipërisë.

Bazuar në burimet autoriale të Roberto Di Maggio nga RSSSF sa i përket rezultateve, rezulton që Shqipëria t’i ketë luajtur 375 ndeshje gjatë rrjedhës historike. Prej 375 ndeshjeve, Kombëtarja Shqiptare regjistron 100 fitore, 80 barazime dhe 195 humbje, si dhe me goldiferencë 348 gola të realizuara dhe 568 të pranuara.

Gola e rezultate të Kombëtares Shqiptare

Duke qenë se “kuqezinjtë” kanë duele zyrtare bazuar në organizimin e FIFA-s, si dhe duele jo zyrtare në vazhdën historike atëherë më poshtë sjellim disa hollësi në dy dimensione. Golin e parë për Shqipërinë e ka shënuar Qamil Teliti në miqësoren e parë të fituar nga Shqipëria 5-0 kundër Malit të Zi, lojë e zhvilluar më 23 gusht 1946 në Shkodër.

Në kuadër të ndeshjeve zyrtare të njohura nga FIFA dhe UEFA, golashënuesi i parë i Shqipërisë është Panajot Pano, i cili kishte bërë gol në fitoren e Shqipërisë me rezultat 1-0 kundër Danimarkës, takim i luajtur më 30 tetor 1963 në Tiranë në kuadër të kualifikuesve për “Euro 1964”.

Golin më të shpejtë të kombëtares e ka arritur mesfushori, Jahmir Hyka, i cili kishte shënuar në minutën e parë për fitoren e Shqipërisë 2-0 kundrejt Litenshtajnit, sfidë miqësore e zhvilluar më 20 gusht 2008 në Tiranë.

Sa i përket kryesimit të listës së golashënuesve më të mirë të kombëtares, në vendin e parë është Erjon Bogdani me 18 gola, derisa i dyti renditet Alban Bushi me 14 gola. Futbollisti që e ka bartur më së shumti fanellën e kombëtares mbetet Lorik Cana me gjithsej 93 takime. Cana kohë më parë bartte edhe shiritin e kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë dhe është njëri nga lojtarët më të mirë që ka pasur Kombëtarja Shqiptare.

Në kuadër të përballjeve, Shqipëria ka arritur fitore ndaj kombëtareve të njohura si kundër: Portugalisë, Francës, Danimarkës, Belgjikës, Hungarisë, Polonisë, Rusisë, Çekisë, Suedisë, Norvegjisë, Finlandës, Rumanisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Turqisë.

Loja më miqësore për Kombëtaren e Shqipërisë është ajo me Përfaqësuesen e Kosovës pasi që janë dy vende të të njëjtit komb dhe që i bashkon gjithçka rreth identitetit e historisë. Madje, shpesh llogariten si ekipa e shpresave për njëra-tjetrën. Pavarësisht zonave prej nga vijnë, futbollistët shqiptarë janë të lirë të zgjedhin sikurse Shqipërinë, ashtu edhe Kosovën. E në të njëjtën kohë, ata e përfaqësojnë sikurse shtetin, ashtu edhe kombin shqiptar në arenën e futbollit botëror.

Stadiumet, trajnerët, federata dhe tifozët

Stadiumi Kombëtar ku Shqipëria i ka luajtur të shumtën e ndeshjeve si mikpritëse në të kaluarën ka qenë Stadiumi “Qemal Stafa” në Tiranë. Stadiume kombëtare të Shqipërisë llogariten: Stadiumi “Air Albania” – Tiranë, Stadiumi “Elbasan Arena” – Elbasan, Stadiumi “Loro Boriçi” – Shkodër, Stadiumi “Niko Dovana” – Durrës, Stadiumi “Skënderbeu” – Korçë, Stadiumi “Tomori” – Berat dhe Stadiumi “Flamurtari” – Vlorë.

Deri më tash, të gjitha lojërat ndërkombëtare në shtëpi, Shqipëria i ka zhvilluar në qytetet si: Tiranë, Shkodër, Korçë, Elbasan, Berat, Durrës dhe Vlorë. E më së shumti takime janë luajtur në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.

Aktualisht, Shqipërinë e drejton trajneri brazilian Sylvinho e ndihmës-trajner i parë është Pablo Zabaleta nga Argjentina. Gjatë të kaluarës Shqipërinë e kanë drejtuar edhe 27 trajnerë të tjerë. Trajneri më i suksesshëm ka qenë italiani Gianni De Biasi, i cili kishte arritur ta kualifikojë Kombëtaren Shqiptare në “Euro 2016”. Të njëjtin sukses e përsëritën Sylvinho – Zabaleta këtë vit, duke e dërguar Shqipërinë në “Euro 2024”.

Rreth drejtimit të federatës, kujtojmë që nga viti 2002 e deri më tash, president i FSHF-së është Armand Duka. Para Dukas, nga 1928-a e deri në 2002-ën, FSHF-në e kanë udhëhequr edhe tetë president të tjerë. Njëherish, nga 26 shtatori i 2023-ës, Armand Duka është zgjedhur edhe nënkryetar i UEFA-s, rrjedhimisht njëri nga gjashtë nënkryetarët e saj.

Grupi i tifozëve të kombëtares quhet TKZ (Tifozët Kuq e Zi). Ky grup i bashkon të gjitha tifo-grupet e tjera nga të gjitha trojet shqiptare. Themelimi i grupit daton nga 25 dhjetori i vitit 2003. Mbështetja e TKZ-së për kombëtaren nuk mungon asnjëherë dhe shihen si njëra nga tifo-grupet më të zjarrta në botën e futbollit.

“Qëllimi ynë është t’i mbledhim të gjithë sportdashësit shqiptarë në misionin fisnik të përkrahjes së Kombëtares dhe dhënies së kontributit në sukseset e saj. Duam ta zgjerojmë rrjetin tonë në mbarë botën dhe t’i organizojmë tifozët shqiptarë. T’i këndojmë Shqipërisë sonë me një zë, të jemi lojtari i 12-të i Kombëtares dhe të jemi dita ditës më të organizuar dhe më të koordinuar. Derisa çunat t’i zhvillojnë betejat e tyre në fushë dhe të luftojnë për flamurin kuq e zi, ne do ta zhvillojmë luftën tonë, njësoj të rëndësishme, atë të prezantimit dinjitoz të vendit tonë kudo që të shkojmë”, është mesazhi dhe thirrja e TKZ-së për shqiptarët. /FolDrejt/

Tags: Fol DrejtGëzim OlluriKombetarja e Shqiperise
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Vdes veterani i UÇK-së, Rrahman Sinani

Lajmi tjetër

Zjarr në Institutin e Mjekësisë Ligjore, dalin pamjet

Të ngjajshme

Sporti Ndërkombëtar

Bild: Borussia Dortmund dhe Manchester United po përgatisin një shkëmbim të madh lojtarësh

6 Dhjetor, 2023
KRYESORE

Në Bundestag, Lajçak diskuton për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

6 Dhjetor, 2023
KRYESORE

Kush do të jetë udhëheqësi i ri i RTK-së?

6 Dhjetor, 2023
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM