Holanda mund të dërgojë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë nëse Kievi e kërkon këtë, sipas mediave holandeze, njofton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Gjatë një debati parlamentar të enjten, ministri i Punëve të Jashtme, Wopke Hoekstra, tha se Kabineti do ta shikonte një kërkesë të tillë me një “mendje të hapur”.
Holanda, një anëtare e NATO-s, është gjithashtu e gatshme të ndihmojë në pagesën e tankeve Leopard 2 që vendet e tjera dërgojnë në Ukrainë, tha ministrja holandeze e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren.
Furnizimi me avionë F-16 do të ishte një hap i madh në ndihmën e dhënë Ukrainës dhe gjithashtu ka shumë të ngjarë të kërkonte trajnim për pilotët ukrainas, të cilët janë mësuar të fluturojnë me avionë luftarakë sovjetikë MiG-29./FolDrejt/