Në kohën kur po afrohet çelja e negociatave mes BE dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, përsëri dalin disa shtete që kërkojnë bllokimin “në rast se nuk plotësohet disa kushte”. Kur në rastin e Maqedonisë së Veriut problematik shfaqet historia dhe identiteti kulturor me Bullgarinë, ndryshe ndodh me Shqipërinë ku problem shfaqet Hollanda.
Pavarësisht se Hollanda e kritikon Shqipërinë për shkak të “korrupcionit” dhe “luftës së paktë kundër krimit”, në fakt pas kësaj ndodhet diçka tjetër. Paramendoni Bullgarinë dhe Rumaninë, por edhe Serbinë e Malin e Zi, që nuk paskan pasur korrupcion dhe krim kur u hapën negociatat!?
Ministri i Jashtëm hollandez, Stef Blok, në vitin e kaluar tha se shitja e aeroportit të Vlorës dhe Air Albania ndaj Turkish Airlinies është kundër ligjeve për stabilizim-asocim mes Tiranës dhe Brukselit.
Në pyetjen e foldrejt.com ndaj ish kryeministrit të vendit, Sali Berisha, nëse vërtet “Hollanda i hakmerret Shqipërisë për shkak të “Turkish Airlinies?”, ai u përgjigj:
“Para dy vitesh organet ligjzbatuese të Hollandës kanë kërkuar të merret ky vendim, mundet që edhe kjo të ketë ndikuar,” tha Berisha ekskluzivisht për foldrejt.com.