Kryeministri Avdullah Hoti ,ka uruar Ushtrinë e Kosovës e cila mbushi 2 vjet sot. Ai tha se angazhimi i djemve dhe vajzave tona në FSK është për çdo lëvdatë. “FSK-ja në NATO është synimi ynë”- tha Hoti në Statusin e tij në Facebook.
Postimi i plotë:
Kosovë, Urime 14 Dhjetori – Dita e Ushtrisë!
Dy vjet më parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi tri Ligje, të cilat bën të mundur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.
Në këtë ditë historike uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, ndërsa pjesëtarët e FSK-së i përgëzoj për të arriturat e vazhdueshme.
Angazhimi dhe përkushtimi i djemve dhe vajzave tona në FSK është për çdo lëvdatë, ndërsa ndihma e miqve tanë në ngritjen e kapaciteteve të tyre ka qenë dhe mbetet e jashtëzakonshme, për çka u jemi falënderues përherë.
FSK-ja në NATO është synimi ynë. Me profesionalizimin e tyre vajzat dhe djemtë e Kosovës do të japin kontribut të çmuar për paqe në rajon dhe në botë.