Kryetari i Grupit Parlametar të LDK-së dhe ish-ministri i Financave Avdullah Hoti ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj, i ka dyfishuar pagat e kabinetit të tij, por nuk po e zbaton rritjen e pagës për shërbyesit civil, që është dashur të bëhet nga 1 prilli i këtij viti, shkruan Telegrafi.
“Kryeministri i Kosovës është kujdesur që të dyfishojë pagat për anëtarët e kabinetit të tij, por jo edhe për të zbatuar nenin 18 të ligjit të pagave të nëpunësve civil. Ky nen thekson se për çdo vit të përvojës së punës, nëpunësit civil gëzojnë rritje të pagës bazë prej 0.5%. Për vitin 2018, ky nen është dashur të zbatohet nga data 1 prill 2018, por kjo nuk ka ndodhur”, ka shkruar Avdullah Hoti në profilin e tij në Facebook.