Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar në lidhje me çështjen e çnjohjeve, duke vlerësuar se më herët, kur bashkëpunonin me partnerët, njohjen vinin nga Shtëpia e Bardhë.
Hoti, në postimin e tij, ka shtruar njëkohësisht edhe pyetjen se si erdhi puna që të gëzohen vetëm se nuk ka çnjohje të Kosovës.
“Si erdhi puna që të gëzohemi vetëm se nuk ka çnjohje të Kosovës?!
Kur bashkëpunonim me partnerët na vinin njohjet direkt nga Shtëpia e Bardhë.
Tani po iu tregojmë atyre se jemi sovran, dhe po e ushtrojmë sovranitetin edhe në veri. Vendimet po i marrim vetë si shtet sovran që jemi, por njohjet nuk po vijnë. Çudi!”, ka shkruar Hoti në facebook./FolDrejt/