Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka qëndruar sot në Skenderaj, ku ka vizituar disa familje dhe biznese të kësaj komune, të dëmtuara pas vërshimeve të fundit.
Me anë të një postimi në facebook, Hoti vlerësoi se duhet ndihmë urgjente për riparimin e dëmeve të këtyre familjeve.
Hoti, njëkohësisht tha se pret që niveli qendror të ndajë një fond emergjent, ngaqë sipas tij ndihma duhet urgjentisht.
“Pres që niveli qendror të ndajë sa më parë një fond emergjent, ku secilës familje i ndihmohet me një shumë fikse për blerjen e pajisjeve elementare shtëpiake dhe për meremetinet e nevojshme, në mënyrë që të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre. Në ndërkohë mund të bëhet vlerësimi i dëmëve, si në shtëpi ashtu edhe në biznese.
Ndihma duhet urgjent.”, ka thënë ndër tjerash Hoti./FolDrejt/