Ministri i Bujqësisë në Maqedoninë Veriore, Arijanit Hoxha, është shprehur i shqetësuar me dy kompanitë e duhanit, “Socotab” dhe “AllianceOne”, të cilët sipas tij nuk kanë respektuar duhanprodhuesit.
-Jam thellësisht i dëshpëruar nga qasja aspak korrekte sidomos e dy kompanive më të mëdha blerëse të duhanit, “Socotab” dhe “AllianceOne”. Edhe përkundër dakordimit në takimin e ditës së Premte (11.12.2020), se linja e blerjes së duhanit do vihet në kapacitet të plotë dhe se mënyra e vlerësimit do jetë konform Rregullores për vlerësim, si duket kompanitë që bëjnë blerjen e duhanit duan qëllimisht të nxisin tensione me duhan prodhuesit.
Nuk mund të kuptoj logjikën e kompanive që bëjnë blerjen e duhanit të cilat aspak nuk kanë qasje sociale ndaj një kategorie ndër më puntorët në sektorin e bujqësisë, si që janë prodhuesit e duhanit.
Sinqerisht prisja që kompanitë, si partnerë të prodhuesve bujqësorë, të tregojnë virtytin drejt prodhimit të kësaj kulture tradicionale, e cila për prodhuesit tanë të duhanit do të thotë jetë, thotë Hoxha, informon foldrejt.com.
Por shumë njohës të fushës e kanë kritikuar inspektoriatin e bujqësisë që nuk kryen kontrolle të duhura, si dhe vetë ministrin Hoxha që udhëheq me ministrinë në fjalë. Gjithashtu, Hoxha kritikohet se ka lejuar importin e cigares nga kompani të jashtme, duke dëmtuar tregun e brendshëm ku bëjnë pjesë edhe dy kompanitë e lartëpërmendura.
Kur jemi te duhani, logjika më e thjeshtë është të ndaloni së konsumuari një pije që vetëm ju dëmton shëndetin./Foldrejt.com