Hoxha i mirënjohur Halil Kastrati nuk di të ndalet me veprat humane që kanë lënë pa tekst shumicën e bashkëkombasve të tij. Së fundi ai ka dalur në një fotografi me raperin Gold AG, duke u nisur, siç thonë ata, “për të gëzuar një familje tjetër”, shkruan foldrejt.com.
“Me Bismilah
U nisem me i dhene nje pale çelesa”, ka shkruar Halil Kastrati.
Kujtojmë që më 28 Nëntor, Halil Kastrati me ndihmën e donatorëve ka dhuruar plotë 28 palë çelësa banesash për 28 familje.
Jo më kot edhe lideri opozitar i Kosovës, Albin Kurti, hoxhë Kastratin do e cilësonte si ‘person që kryen punën që do duheshte ta bëjë qeveria e Kosovës.’/Foldrejt.com