Portieri i Manchester United, Andre Onana thotë se e ka “zhgënjyer skuadrën” dhe se ata nuk arritën të merrnin një rezultat në Bayern Munich për shkak të gabimit të tij, shkruan BBC Sport, transmeton Fol Drejt.
Në një lojë plot dinamikë në Gjermani, gabimi i Onanës i dha Bayernit një epërsi vendimtare që ata e dyfishuan shpejt pasi United kishte filluar në mënyrë të disiplinuar.
Pasuan një mori golash, por United ishte gjithmonë në ndjekje dhe në fund dështoi, duke pësuar një humbje 4-3.
“Kjo është jeta e një portieri”, tha Onana për TNT Sports.
“Është e vështirë. E nisëm shumë mirë. Pas gabimit tim, humbëm kontrollin e lojës. Është një situatë e vështirë për ne, veçanërisht për mua sepse jam ai që zhgënjeu skuadrën.”
https://www.youtube.com/watch?v=ZrqVMxuqKJQ
“Ne ishim shumë të mirë me topin, ata nuk krijuan asnjë rast, në gjuajtjen e tyre të parë në portë bëra një gabim. Ishte pika kyçe dhe skuadra u rrëzua për shkak të atij gabimi.”
“Nëse nuk fituam sot ishte për shkakun tim.”
“Duhet të mësoj prej këtij gabimi dhe të jem i fortë. Kam shumë për të provuar. Fillimi im në Mançester nuk ka qenë aq i mirë, jo ashtu siç dua. Kjo ishte një nga ndeshjet e mia më të këqija.”/FolDrejt/