Hungaria do mer rol më të madh në misionet e NATO-s në Afganistan dhe Kosovë, pas kërkesës së sekretarit gjeneral të NATO, Jens Stoltenberg, shkruajnë mediat hungarese “HT”.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ministri i jashtëm i Hungarisë Péter Szijjártó, i cili shtoi se trupat e vendit të tij do shtohen nga 40 në 106 në Afganistan kurse në Kosovë do dërgohen edhe 60 trupa shtesë deri verës së ardhshme, përcjell foldrejt.com.
Kjo do të thotë se Hungaria do shpenzojë edhe 500 mijë dollarë shtesë vetëm për në Afganistan./Foldrejt.com