Një person, punëtor i një fabrike, është arrestuar nga policia nën dyshimet për vjedhje.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Han të Elezit, me datë 13 dhjetor të vitit 2022, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia në raportin 24 orësh, dyshohet se punëtori me traktor është futur në hapësirat e fabrikës dhe ka kryer vjedhjen.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/