Si shumë shtete të tjera, të prekura rëndë nga Covid-19, edhe Kosova ka vendosur që duke filluar nga 27 Shtatori të bëjë të detyrueshme paraqitjen e pasaportës së shëndetit për të hyrë në kafene dhe restorantet.
Lajmi është bërë publik nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë raportimit në Komisionin e Shëndetësisë, ku njoftoi se ata që duan frekuentojnë lokalet duhet të kenë me vete certifikatën e vaksinimit, test PCR apo serologjik.
“Në masat që jemi duke hartuar tani edhe në gastronomi të aplikohet nga data 27 Shtator të aplikohen masa kufizuese vetëm me certifikatë të vaksinimit, me test PCR dhe me test serologjik. Shoqata e Gastronomeve është treguar bashkëpunuese në këtë drejtim. Me këto shifra, një masë e tillë nuk është më pengesë as për sektorin e gastronomies”.
Vitia tha se janë duke u diskutuar të gjitha format që situata e krijuar nga Covid-19 të dëmtojë sa më pak sistemin arsimor. Raporton klantv.al përcjell Foldrejt.com