Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka folur për zhvillimet e fundit që lidhen me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së.
Ai ka konfirmuar se është angazhuar në ekipin e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.
Bajrami në RTK u shpreh se ka zhgënjime me Gjykatën Speciale, ndërsa proceset gjyqësore kundër ish-krerëve të UÇK-së mund të nisin në pranverë të vitit të ardhshëm.
Sipas tij, gjykimet në Hagë mund të zgjasin një dekadë.
Bajrami ka fajësuar qeverinë dhe SBASHK-un, për bllokadën në arsim.
Ai ka rikujtuar se situata të ngjashme bllokade ka pasur edhe në kohën kur ishte në krye të MASHT-it, por ishin gjetur zgjidhje.
Bajrami solli si shembull rritjen e pagave nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, edhe pse kundërshtohej nga ministri i Financave dhe FMN-ja.
Ish-nënkryetari i PDK-së, gjithashtu komentoi dialogun me Serbinë, duke potencuar se është një momentum i rëndësishëm, pasi është kthyer vëmendja ndaj Kosovës sidomos nga administrata amerikane në presidencën e Bidenit.
Duke folur për Asociacionin, Bajrami theksoi se kryeministri Albin Kurti nuk mund t’i shmanget këtij detyrimi ndërkombëtar që e ka marrë përsipër Kosova në dialogun me Serbinë.