Dikur kur fëmijët shikonin kllounin e frikshëm, vraponin të iknin. Kështu ka menduar të veprojë gjatë natës së Hallounit edhe një 19 vjeçar në sheshin e qytetit gjerman Lajpcig – megjithatë ai nuk i kishte bërë llogaritë mirë, shkruan “Der Spiegel”.
Babai i tij, 34 vjeç, kishte reaguar ashpër kur pa që ngacmohej nëna dhe fëmijët e tij nga kllouni – që në fakt ishte i biri. Nëna i kishte kërjuar djalit t’u kërkonte falje fëmijëve dhe t’u blente ëmbëlsira, që të qetësonte situatën. Në këtë moment vjen papritur babai dhe e godet me grushta duke e bërë të birin për spital.
19 vjeçari ka ngritur një padi penale për babain, duke e akuzuar “për lëndime të rënda trupore”. 19 vjeçari citohet të ketë thënë se prindi i tij kaloi caqet.