Një ekip mjekësor gjerman nga Pforzheim po merrej me një pacient të sëmurë në autoambulancë. Gjatë kësaj kohe në furgon futet një 41 vjeçar i dehur dhe fillon të vozisë. Fatmirësisht odiseja e tij zgjati shkurt, shkruan media gjermane “Die Welt”.
Siç bën me dije policia e Karlsruhe ngjarja ka ndodhur të martën, kur 41 vjeçari i dehur është futur papritur në kabinën e shoferit. Gjatë vozitjes autoambulanca është aksidntuar lehtë me një pemë, ndërsa njëri nga mjekët mbeti i plagosur lehtë. Gjatë kësaj kohe u thirr edhe një autoambulancë tjetër, ndërsa policia neutralizoi të dehurin, përcjell foldrejt.com.
Policia e arrestoi 41 vjeçarin dhe tani e akuzon për tentim grabitje, mosrespektim të qarkullimit rrugor dhe rrezikimin e jetëve të personave tjerë./Foldrejt.com