I dyshuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli do ta vazhdojë edhe sot dëshminë para Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur avokatja e Murselit, Teuta Zhinipotoku.
“Po, sot vazhdon dëshmia e tij, nesër pastaj vazhdon Kushtrimi”, tha Zhinipotoku.
Murseli është sjellë në Prokurori, nën masa të larta sigurie.
Kujtojmë se, ai kishte dëshmuar edhe më 24 janar.
Gjykata Themelore në Prishtinë në dhjetor të 2023’ës, ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohen për vrasjen e 30-vjeçares, Liridona Ademaj.
Liridona Ademaj është vrarë me 29 nëntor të vitit të kaluar.