Një ari polar është shpëtuar pasi një kanaçe e qumështit të kondensuar i mbeti në gojës e tij, në brigjet e Arktikut në Rusinë veriore.
Ariu i gjinisë femërore, dyvjeçare, u shpëtua pasi u pa nga banorët vendas duke u endur nëpër kasolle në një fshat.
Ariu u shpëtua nga një ekip nga kopshti zoologjik i Moskës, i cili me helikopter arriti për të qetësuar kafshën me një shigjetë, dhe hoqi metalin e mprehtë nga goja e saj, duke trajtuar prerjet në gjuhë.
Svetlana Akulova, drejtore e përgjithshme e kopshtit zoologjik të Moskës, tha se faza tjetër e rëndësishme për ariun është rikuperimi nga anestezia.
“Shpresojmë se gjithçka do të jetë mirë. Ne lamë disa peshk pranë ariut sepse ajo kishte qenë pa ushqim dhe ujë për një kohë të gjatë”, tha ajo.
Ariu do të qëndrojë nën vëzhgim për disa ditë dhe më pas do të dërgohet në habitatin e tij natyror me një furnizim peshku.
Arinjtë polarë mbështeten në akullin e detit për të gjuajtur foka. Por me ngrohjen e Arktikut katër herë më shpejt se pjesa tjetër e botës, akulli i detit po shkrihet më herët gjatë verës dhe po ngrin më vonë në vjeshtë.
Kjo i detyron të kalojnë më shumë kohë në breg, larg presë së tyre natyrore, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.
Në një raport të kësaj jave, shkencëtarët nga Kanadaja dhe ShBA-ja kanë paralajmëruar se arinjtë polarë të uritur po kthehen gjithnjë e më shumë në deponitë e plehrave për t’u ushqyer, pasi habitati i tyre po zhduket për shkak të ndryshimeve klimatike.
Shkencëtarët thanë se mbeturinat njerëzore përbëjnë një kërcënim në rritje për popullatat e cenueshme të arinjve polarë pasi kafshët bëhen më të varura nga deponitë pranë komuniteteve veriore në vende si Rusia, Kanadaja dhe Alaska.