Gjykata e Apelit në Versajë të Francës ka marrë vendim për vazhdimin e masës së arrestit duke refuzuar kërkesën për lirim të policit që vrau 17 vjeçarin Nahel M., njofton AA.
Në Gjykatën e Apelit u mbajt seanca lidhur me kërkesën për lirimin e policit që vrau me armën e tij të riun më 27 qershor.
Në seancën ku i akuzuari mori pjesë përmes video-konferencës nga burgu La Sante, gjykata franceze vendosi vazhdimin e masës së arrestit për policin të cilit iu refuzua kërkesa për lirim.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, krahas 2.508 ndërtesave janë djegur ose dëmtuar 12.031 automjete gjatë protestave të cilat shpërthyen pas vdekjes së Nahel M.
Protestat e dhunshme në Francë
Policia franceze më 27 qershor në qytetin Nanterre hapi zjarr ndaj një automjeti në të cilin ndodheshin 3 persona dhe vrau 17-vjeçarin, Nahel M., drejtuesin e automjetit.
Personat që kanë reaguar ndaj vdekjes së Nahel M., dolën në rrugët e qyteteve të ndryshme në të gjithë vendin dhe u përleshën me policinë.
Polici i cili qëlloi të riun u pezullua nga detyra dhe u vendos të gjykohet nën masën e arrestit.
Gjithashtu në protestat e mbajtura në shumë qytete, përfshirë Parisin, Marsejën dhe Lionin ndodhën plaçkitje.