Anëtari i Kryesisë Qendrore të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në një shkrim në rrjetet sociale ka kundërshtuar vendimin e fundit qeveritar për kyqjen e mësimit seksual nëpër shkolla, me pretekstin se ajo lufton vlerat e familjes tradicionale fetare e shqiptare, informon foldrejt.com. Ai ka kërkuar që edhe Bashkësia Fetare Islame dhe Kisha Ortodokse të kundërshtojnë këto vendime.
-Pasi që kjo qeveri tashmë e ka legjitimuar gjininë e tretë (TJETËR) dhe pasi që tash po e vendos standardin e të a.q. “edukatë seksuale” sipas parimeve liberale (me “partnerë seksualë” dhe jo me “bashkëshortë”), kjo në kundërshtim me edukatën tonë konservatore familjare shqiptare, natyrisht edhe me miratimin e disa shqipfolësve që participojnë aty, më duhet të deklaroj se:
UNË JAM KUNDËR STANDARDIZIMIT TË HOMOSEKSUALËVE SI GJINI MË VETE DHE JAM KUNDËR EDUKATËS SEKSUALE SIPAS PARIMEVE QË BIEN NË KUNDËRSHTIM ME EDUKATËN TONË TRADICIONALE TË FAMILJES SHQIPTARE.
Për mua (besoj edhe për shumicën absolute të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut) nuk ka gjini të ndërmjetme, por ka meshkuj dhe femra, siç na ka falë Zoti, dhe
Për mua (besoj edhe për shumicën absolute të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut) e a.q. edukatë seksuale, që synon të vendoset në procesin arsimor, sipas modelit liberal, ku marrëdhëniet seksuale nuk janë të sanksionuara brenda familjes, por janë çështje të partnerëve seksualë, është e dëmshme dhe si e tillë duhet të refuzohet nga shkollat shqipe, por jo vetëm.
Le të bëjë çfarë të dojë secili në jetën e tij private, askush i përzihet, por nuk duam që fëmijët tanë të marrin edukatë të tillë, më saktë vese të tilla perversiteti, që dikush i imponon në emër të ndonjë vlere të pretenduar liberale.
Pres që për këtë temë të deklarohet edhe Bashkësia Fetare Islame dhe Kisha Ortodokse, si dy institucione përgjegjëse për mbrojtjen e këtyre vlerave, por edhe teologët përkatës, si barinj shpirtërorë të komunitetit që e përfaqësojnë.
E që të mos përsëritem në argumentime, këtu po e postoj një shkrim të botuar në numrin e korrikut të vitit të kaluar në revistën mbarëkombëtare
“Shenja”., ka shkruar Ibrahimi.
Vlen të theksohet se qeveria e re ka nisur një sërë reformash të pazakanto, nga legalizimi i marihuanës, deri tani te mësimi i marrëdhënieve seksuale nëpër shkolla./Foldrejt.com