Pas publikimit të një fotografie të përbashkët mes Samka Ibraimovski dhe Amdi Bajramit pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, nga mediat u konstatua se dy deputetët u pajtuan, mirëpo Ibraimovski mohon.
“Fotografia nuk do të thotë pajtim – ju lutem që ta demantoni atë foto, unë po rrija me të gjithë deputetët dhe për një moment erdhi Amdi Bajrami dhe dikush prej deputetëve na bëri një foto për atë ju lutem, fotografia nuk do të thotë pajtim, prandaj kërkoj të demantohet, ne jemi vetëm kolegë deputetë , lidhja dhe mendimi im për partinë e tij mbetet e njëjtë unë nuk jam në koalicion me Unionin e romëve, partia “PCER” është në koalicion me LSDM-në dhe kështu do të mbetet”, ka shkruar Ibrahimovski në reagimin e tij.