E mërkurë, 24 Prill, 2024

ICITAP DORËZOI KOPJET E STRATEGJISË SHTETËRORE KUNDËR TERRORIZMIT

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi, ka pranuar nëntëdhjetë kopje të Strategjisë Shtetërore Kundër Terrorizmit si dhe Planin e Veprimit për pesë vitet e ardhshme.

Gashi këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi, ku ndër tjerash falënderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme në luftën kundër terrorizmit.

Lexoni edhe..

“Sot pranova nga Kimberly Riffe, Menaxhere e Programit të ICITAP-it, nëntëdhjetë kopje të Strategjisë Shtetërore Kundër Terrorizmit dhe Planin e Veprimit 2018-2023. Në cilësinë e Koordinatorit Nacional i Strategjisë Kundër Terrorizmit, shpreha falënderimin tim për ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen në hartimin e Strategjisë Kundër Terrorizmit si dhe mbështetjen e vazhdueshme që jep për MPB-në. Gjithashtu shpreha mirënjohjen time për stafin e ICITAP-it në kuadër të MPB-së, asistenca e të cilëve ndihmon zyrtarët tanë në arritjen e objektivave”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Të ngjajshme