Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë.
Ankuesi mashkull kosovar i cili është edhe imam i xhamisë ka raportuar se persona të panjohur janë futur me forcë në xhami dhe nga aty kanë vjedhur 150 euro.
“Rr. Ilir Konushevci, Prishtinë 07.01.2023 – 06:48. Ankuesi mashkull kosovar-imam, ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë të xhamisë dhe nga arka i kanë vjedhur rreth 150€ kesh (para). Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.