Paraditen e sotme kreu i qeverisë së bashku me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj ka takuar efektiven e policisë Ina Nuka e cila gjatë protestave të organizuara nga banorët e Astirit përpara Parlamentit humbi dy gishtat e njërës dorë, nga shpërthimi i një kapsolle.
Nuka i ka treguar me detaje kreut të qeverisë mbi operacionin, ndërsa i ka pohuar se nëse do të ishte vonuar edhe dy orë mund të kishte humbur dorën. “Nëse do të isha vonuar edhe dy orë do ta kisha humbur dorën, pasi kishte filluar që gishtat të merrnin infeksion dhe pas kësaj pritej e dora’ pohoi Nuka.
Nga ana tjetër, Rama ka premtuar një shpërblim financiar për efektiven Ina Nuka.