Sot është inauguruar objekti i ri i stacionit policor Veriu, i cili nga data 8 nëntor të këtij viti, u zhvendos në lagjen “Arbëria”.
“Sot me 28.11.2022, është organizuar eventi zyrtar për inaugurimin e objektit, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, respektivisht nga menaxhmenti i stacionit Veriu”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Në këtë event Drejtori i Drejtorisë Rajonale, Nënkolonel Fehmi Xhata dhe stafi i tij , pritën të ftuarit, Kryetarin e Prishtinës, z.Përparim Rama me përfaqësues të Komunës së Prishtinës si dhe deputetin, Mefail Bajqinovci, përfaqësues nga Komisioni Parlamentar për Siguri.
Gjatë fjalimeve të gjithë pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë, në të gjitha fushat, ku qëllim të përbashkët kishin sigurinë dhe shërbime më cilësore për qytetarët.
Eventi është mbyll me një koktej rasti.”, thuhet tutje./FolDrejt/