Numri i viktimave nga dy cunami të njëpasnjëshme që kanë goditur vendin me numrin më të madh të muslimanëve në botë Indonezinë ka arritur në 373 të vdekur, kurse i të plagosurve shkon në rreth 1500, përcjell foldrejt.com. Për të mos mbaruar këtu 128 persona tjerë janë shpallur të humbur, fati i të cilëve nuk dihet akoma.
Vendet më të prekura janë ishujt Sumatra dhe Java.
I ndodhur në një pjesë tropikale me bukuri idilike, mijëra ishujt e Indonezisë shpesh preken nga sulmet e cunamit për shkak të ndodhjes në një zonë vullkanesh dhe tërmetesh. Cunami i fundit mendohet të ketë qenë si pasojë e shpërthimit të vullkanit Anak Krakatau. Në 2004 nga cunami vdiqën 230 mijë persona, kurse vetëm në Indonezi vdiqën 160 mijë./Foldrejt.com