Lionel Messi është 36-vjeçar dhe vazhdon të luajë futboll në nivel të lartë, ndaj së fundmi është shpallur futbollisti më i mirë në botë për të tetën herë në karrierën e tij.
Pyetja është se për sa kohë ai do të jetë në gjendje të ruajë atë nivel, por së fundmi ai la të kuptohet se mund të jetë në dispozicion të kombëtares së Argjentinës për Kupën e Botës 2026. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino shpreson se do ta shohim për një kohë të gjatë.
“Shpresoj se ai do të jetë në Botërorin e ardhshëm, dhe atë pas kësaj, dhe atë në 2034,” tha Infantino për futbollistin argjentinas që do të jetë 47 vjeç në 2034.
Messi debutoi për Argjentinën në vitin 2005 dhe deri më tani ka luajtur 180 ndeshje për Argjentinën me 106 gola dhe 56 asistime. Ai ishte pjesëmarrës në pesë kampionate botërore dhe në të fundit, në Katar vitin e kaluar, udhëhoqi Argjentinën drejt trofeut.