Në Maqedoni vijon të rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja me Covid19, veçanërisht në zonat e kryeqytetit, informon foldrejt.com. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 1128 persona, kurse 12 të tjerë kanë ndërruar jetën.
Kur jemi te qytetet, në Shkup ka 569 raste, Kumanova me 51, Dibra 12, Tetova 50, Struga 16, Prilepi 43, Velesi 45, Manastiri 57, Ohri 38, Gostivari 10.
Insitituti për Shëndet Publik ka regjistruar 307 pacientë të shëruar dhe atë në Shkup 71, Kumanovë 10, Dibër 7, Shtpip 18, Tetovë 29, Gostivar 12, Manastir 19, Kërcovë 12.
Ajo që duket shqetësuese është se diferenca mes infektimeve të reja dhe shëruesve mbeten mjaft e madhe, që mund të përbëjë kolaps për sistemin shëndetësor publik./Foldrejt.com