E enjte, 25 Prill, 2024

Inflacion i madh në Britaninë e Madhe, barazohet rekordi i marsit 1982

Lexoni edhe..

Inflacioni në Britaninë e Madhe arriti në 9.1 për qind në nivel vjetor në maj, i cili është i barabartë me rekordin e mëparshëm të vendosur në mars 1982, njoftoi Zyra e Statistikave Kombëtare.

Në deklaratë thuhet se ndikimin më të madh në rritjen e inflacionit e ka pasur rritja e çmimit të bukës, drithërave dhe mishit, si dhe janë rritur ndjeshëm kostot e banimit, për këtë arsye të gjitha sindikatat kërkojnë rritje të pagave, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.

Megjithatë, qeveria beson se nuk duhet të ketë rritje të madhe të pagave nga frika e përsëritjes së spirales inflacioniste e vitit 1970, kur çmimet vazhduan të rriteshin përseri pasi pagat u rritën.

Banka e Anglisë konfirmoi se inflacioni në maj ishte i njëjtë me atë të marsit 1982 dhe paralajmëroi se rekordi tani do të tejkalohej, pasi pritet të arrijë në 11 për qind deri në fund të vitit.

Familjet po përballen me një rritje të paprecedentë të kostove të energjisë, të cilat ishin 700£ më të larta nga viti në vit në prill. Përveç kësaj, familja mesatare tani shpenzon shumë më tepër për benzinë, pasi duhen më shumë se 100£ për të mbushur një rezervuar.

Për shkak të rritjes drastike të kostos së jetesës, të martën kanë hyrë në grevë punonjësit e hekurudhave, të cilët nuk e pranojnë rritjen e ofruar të pagave prej tre për qind dhe kërkojnë shtatë për qind./FolDrejt/

Të ngjajshme