Në një intervistë ekskluzive për MLS, trajneri i Inter Miami, Phil Neville përsëriti ëndrrën e klubit të tij për të nënshkruar me yllin e PSG-së, Lionel Messi sezonin e ardhshëm.
Shumë raporte kanë sugjeruar se Messi me shumë mundësi do të rinovojë me PSG-në pas fitimit të Kupës së Botës. Megjithatë, Neville ende shpreson të nënshkruajë me argjentinasin dhe tha se marrëveshje të tilla mund të kërkojnë kohë./FolDrejt/