Mbi 90 milionë euro investime gjermane në Kosovë në muajt e fundit. Të paktën kështu kanë raportuar nga Oda Ekonomike Gjermane, shkruan Fol Drejt.
Sipas OEGJK-së, eksportet e Kosovës në Gjermani deri më sot kanë arritur mbi 50 milionë euro.
“Me një përbërje prej udhëheqësish të bizneseve, organizatave, odave dhe zyrave ekonomike gjermane, interesimi i tyre ishte i fokusuar në aspektin ekonomik. Interesimit të tyre për zhvillimet ekonomike në vend, iu përgjigj znj. Hasani, duke u dhënë një pasqyrë të qartë të Kosovës ekonomike dhe marrëdhënieve ekonomike gjermano-kosovare.
Ajo që u vu në pah, ishte se Kosova ka partner kryesor Gjermaninë në të bërit biznes që nga paslufta.
Këtë e thojnë statistikat mes dy vendeve, ku Investimet e Huaja Direkte nga janari deri në qershor të këtij viti kapin vlerën 92 milionë euro. Në anën tjetër eksporti i produkteve kosovare në Gjermani në 7-mujorin e parë të këtij viti ka mbërritur 52 milionë euro, përballë importit nga Gjermania në Kosovë me 414 milionë euro” – thuhet në njoftimin zyrtar. /FolDrejt/