Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka kritikuar thirrjen e qeverisë ukrainase për një bojkot të çdo gare sportive që përfshin rusët ose bjellorusët.
“Nëse zbatohet, një vendim i tillë vetëm do të dëmtojë komunitetin e atletëve ukrainas dhe në asnjë mënyrë nuk do të ndikojë në luftën që bota dëshiron të ndalojë dhe që IOC e ka dënuar me kaq ashpërsi”, tha IOC në një deklaratë.
“IOC gjithmonë ka pohuar se nuk u takon qeverive të vendosin se cilët atletë mund të marrin pjesë në cilat gara ndërkombëtare”, shtoi tutje./FolDrejt/